Friday , August 7 2020

Organizoi aheng familjar me 27 persona, arrestohet gjakovari

Organizimi i ahengjeve familjare dhe grumbullimi i shumë njerëzve u ndalua nga Qeveria e Kosova.

Këtë nuk e zbatoi një person nga Gjakova dhe organizoi një të tillë me 27 mysafirë, njofton Klan Kosova.

Por, nga ahengu ai përfundoi në pranga.

“Rr. Gjergj Fishta, Gjakovë 31.07.2020-20:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duka mos respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria, ka organizuar-mbajtur aheng familjar me 27 persona të pranishëm. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, njofton policia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *