Friday , August 7 2020

Ja ku mund të shkarkohet Polica e Kartonit të Gjelbër pa pritur në sportele të BKS-së

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se që nga sot e deri në fund të këtij viti qeveria mbulon koston e plotë të policës së sigurimit për autoveturat, percjell Fakte.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka njoftuar se ku mund të shkarkohet polica e sigurimit.

“Polica e sigurimit shkarkohet në webfaqen e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS – http://www.bks-ks.org), mund ta mbani në telefonin tuaj dhe kështu ju mund të shmangni krijimin e radhëve të gjata para sporteleve të BKS”, ka thënë ajo.

Ndërsa ministrja e MF-së, Hykmete Bajrami u bën thirrje bashkatdhetarëve që gjatë ardhjes t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së.

“Ju lutem shumë që gjatë ardhjes, e sidomos gjatë qëndrimit tuaj në vendin tonë, të respektoni të gjitha rekomandimet e IKSHKP-së”, ka potencuar Bajrami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *