Armend Zemaj paralajmëron: Do të veprojmë me forcën e ligjit!

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar se do të veprojnë me forcën e ligjit kundër krejt atyre që nuk respektojnë masat dhe rregullat kundër Covid-19.

Ai ka ripërsëritur se bartja e maskave është obligative, derisa ka përmendur edhe disa nga masat e tjera parandaluese për Covid-19 si distanca fizike, dezinfektimi i vazhdueshëm, higjiena personale dhe të tjera.

I pari i shëndetësisë ka thënë se inspektorët do të jenë çdo ditë në terren dhe ndaj atyre që shkelin rekomandimet e IKSHPK-së do të ndërmerren masa, njofton Klan Kosova.

Postimi i plotë i Armend Zemajt në Facebook:

Do të veprojmë me forcën e ligjit!

Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) dhe Inspektorët Komunal do të veprojnë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër Covid-19.

Rekomandimet parandaluese për Covid-19 të IKSHPK përfshijnë 22 masa të veçanta, që patjetër duhet të respektohen.
Pikërëndesë kryesore është se BARTJA E MASKAVE TË JETË OBLIGATIVE.

Masa të tjera të veçanta që parashihen janë edhe: distanca fizike, dezinfektimi, ajrosja e lokaleve, higjiena, dhe masa të tjera të detajuara për punonjësit, zyrat, institucionet dhe bizneset.

Inspektorët përkatës në terren çdo ditë do të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe do të merren masa përgjegjëse në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo qoftë që do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve, do të merr përgjigjen ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *