Në Klinikën Infektive 111 raste me koronavirus, katër në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) sot janë të shtrirë 111 raste me Covid-19 pozitiv.

66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike janë duke u trajtuar gjashtë raste: dy raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe katër raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, janë të shtrirë pesë pacientë – njëri nga ta i intubuar dhe katër të tjerë më CPAP.

Në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 22 raste me COvid-19 pozitiv të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *