Baton Haxhiu: Europën po e “bren” ndërgjegjia për bombardimet mbi Serbi, dëshirojnë që të gjitha fytyrat ushtarake të UÇK-së t’i çojnë në burg

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një dalje publike, se ndërkombëtarët nuk po mbajnë qëndrime të njëjta përballë Kosovës dhe Serbisë.

Ai kujtoi që Serbia është duke bërë hapa përpara në proceset integruese në BE, ndërkohë që Kosovës nuk po i hapen as vizat.

Mbi këtë deklaratë, i ftuar në emisionin “Opinion” gazetari dhe analisti Baton Haxhiu, e cilësoi  një lloj “brerje ndërgjegje” për sulmet përballë Serbisë, sjelljen e ndërkombëtarëve.

Prej 12 Qershorit 1999 ekziston një bremje ndërgjegje e Evropës për  bombardimet. SHBA janë përfaqësues dinjitoz përmes Nato-s dhe NAto ka qenë hera e parë dhe vetmja që ka bërë një luftë.

Unë mendoj sot se edhe rusët, edhe evropianët dhe një pjesë e administratës Obama kanë një brerje ndërgjegjeje për shkak të intervenimit. 

Dhe nëse duan marrëveshje me Serbinë dëshirojnë që të gjitha fytyrat ushtarake të UÇK-së t’i çojnë në burg. 

Unë mendoj që kushti kryesor për njohjen e Kosovës është dhe ky fakt. Është një lloj përkëdheljeje e Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *