Saturday , June 6 2020

Mickoski: Zgjedhjet të mbahen 60 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se dekreti i Qeverisë nuk është i ligjshëm për të, në bazë të të cilit LSDM pretendon se zgjedhjet duhet të mbahen më 21 qershor, nëse nuk zgjatet gjendja e jashtëzakonshme, e cila përfundon më 30 maj.

Mickoski theksoi se pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të kalojnë 60 ditë para zgjedhjeve.

Lidhur me datën e zgjedhjeve, Mickoski, megjithatë, tha se OBRM-PDUKM është në favor të një kompromisi, por që nuk pranon ultimatume, siç është ultimatumi i Zoran Zaev për zgjedhjet e 21 qershorit./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *