Saturday , June 6 2020

23 raste të reja me koronavirus, më shumë në Shkup, Kumanovë e Tetovë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 23 raste të reja. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, 12 raste, nga 4 të infektuar janë  në Tetova dhe rajonin e Kumanovës, Prilep 2 dhe Negotinë 1. Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë orëve të fundit janë bërë gjithsej 702 testime, prej të cilave 365 në kuadër të skriningut. Sot kurba e të infektuarve shkon 6.8%. Ministri Venko Filipçe, tha se tani fokusi është të zbulohen bartësit asimptomatik të virusit.

 24 :00 Me këtë do të kemi një pamje më të qartë për gjendjen me virusin. Konsiderojmë se hyjmë në fazë të re, ku duhet të piketohen qytetarët asimtomatik, të pavetëdijshëm se kanë pasur kontakt me të infektuar”-pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një 47 vjeçar nga Tetova, i cili mbrëmë është pranuar në spitalin “8 Shtatori” me simptoma të virusit, ndërsa sot institucionet shëndetësore kanë informuar se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. 9 pacientë i janë shtuar listës së të shëruarve.  Deri tani në vendin tonë janë regjistruar 1921 persona me COVID 19, 1387 janë shëruar, ndërsa 112 kanë ndërruar jetë. Për momentin 422 raste janë aktive Gjatë natës së kaluar 46 persona nuk kanë respektuar orën policore, nga të cilët 41 janë arrestuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *