Friday , February 26 2021

Kosova dhe Shën Luçia marrëveshje për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike

Kosova dhe Shën Luçia kanë firmosur marrëveshje, të hënën mbrëma, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe atyre zyrtare.

Marrëveshja midis dy vendeve është nënshkruar në Washington nga ambasadorja Vlora Çitaku, në emër të Qeverisë së Kosovës dhe ambasadori Anton E. Edmunds, në emër të Qeverisë së Shën Luçias.

Shën Luçia është shtet ishull në Karaibet Lindore, raporton KOHA.

Lajmi, krahas ambasadores së SHBA-së në Kosovë është bërë i ditur edhe nga Ministria në detyrë e Punëve të Jashtme.

Çitaku e ka bërë atë të ditur përmes rrjeteve sociale, teksa ka publikuar fotografi të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.

Ndërkohë, MPJ-ja ka sqaruar se “shtetasit e secilit shtet që posedojnë pasaportë të vlefshme diplomatike ose zyrtare mund të hyjnë, të qëndrojnë, të dalin dhe të kalojnë nëpër territorin e shtetit të palës tjetër pa viza, për një periudhë që nuk kalon nëntëdhjetë (90) ditë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *