Tuesday , March 2 2021

Deputetja Ismaili kërkon burgosjen e autorëve të rasteve të dhunimit në Mitrovicë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga PDK, Besa Ismaili, ka kërkuar drejtësinë e duhur për autorët e rasteve të dhunimit në qytetin e Mitrovicës të cilat u raportuan ditët e fundit.

“Nga Mitrovica u raportua për dy akte të dhunimit seksual, shumë afër njëra tjetrës në aspektin kohor, përbashkues për ne ndaj dënimit të tyre si dhe kërkimit sa më të shpejtë të drejtësisë për autorët!

“Thirrje institucioneve të që shtojnë përgjegjësinë ndaj kompetencave dhe veprimeve rrjedhëse të tyre, në radhë të parë, angazhimit maksimal për hetimin e këtyre rasteve si dhe ndjenjën e pafuqisë për viktimat, për familjarët dhe për shoqërinë, mos ta fuqizojnë si modalitet potencial për dhunuesit me masa lehtësuese për autorët, siç është rasti i procedurave për lirim të rregulltë1”.

“Tani, kur masat ndëshkuese ndaj këtij krimi barbar të dhunimit seksual në botë janë ashpërsuar maksimalisht, një masë e tillë ligjore e lirimit në procedurë të rregullt në Kosovë në raste të dhunimeve seksuale na vie e rëndë dhe kërcënuese për sigurinë dhe integritetin personal dhe individual të qytetarëve në përgjithësi, grave dhe fëmijëve në veçanti”, është shprehur Ismaili përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Dhuna seksuale në aspektin ligjor është vepër penale. I tërë procesi ndaj dhunuesit përfundon me burgim dhe do të duhej të përfundonte edhe për autoret e këtij krimi, sa më parë. Por jo edhe pasojat. Këto vështirë përfundojnë!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *