“Dita Botërore e Infermierëve”, Manastirliu mesazh mirënjohje: Si ditën e parë të epidemisë, jeni në vijën e parë të betejës me COVID-19

Në kuadër të ditës Botërore të Infermierëve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vjen me një mesazh falënderimi për ta në këtë kohë pandemie. 

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Manastirliu thekson se si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin. 

Ajo theksoi se ka falënderim të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor.

MESAZHI I MANASTIRLIUT
Si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin.
Kam një falenderim të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor, nga urgjenca kombëtare, në qendrat shëndetësore, poliklinikat e specialiteteve dhe spitalet nga veriu në jug, që shërbejnë me përkushtim çdo ditë të vitit🙏🏼
👩🏻⚕️👨⚕️ Infemierët ❤️ e sistemit tonë shëndetësor!
#DitaBotëroreInfermierëve
#BASHKË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *