Saturday , February 27 2021

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi: Shkëmbimi i territoreve nuk do të diskutohet

I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se tema e shkëmbimit të territoreve mes dy vendeve nuk do të diskutohet në tavolinë.

“Në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Bashkimi Evropian duhet të shkojë “dorë për dore” me Shtetet e Bashkuara”- tha përfaqësuesi special i BE-së për dialogun.

“Ne kemi parë një reagim shumë të fortë negativ për shkëmbimin e territoreve – në Kosovë dhe vendet e tjera të rajonit, si dhe në vendet e BE. Kjo më çon në përfundimin se nuk është në rendin e ditës, as nuk duhet të jetë në rendin e ditës”, tha Lajçak.

Duke folur rreth deklarimeve të shefit të diplomacisë evropiane Josep Borell se nuk e përjashton një ndryshim të kufijve dhe se marrëveshja dhe përmbajtja e saj janë përgjegjësi e të dy vendeve dhe se BE nuk mund të përcaktojë asgjë, Lajçak tha se Borrell theksoi se BE po synon një “marrëveshje të harmonizuar ligjërisht”.

“Ne kemi nevojë për një marrëveshje që qetëson situatën,” tha përfaqësuesi special i BE-së.

Reagimet ndaj idesë së shkëmbimit të territoreve, sipas tij, treguan “shumë qartë” se do të sillte “krejt të kundërtën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *