Friday , February 26 2021

Kur do të mbahen zgjedhjet?/ Nesër në ora 13 takim liderësh tek presidenti Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski, nesër në  “Villa Vodno” pret në takim liderët e partive politike në vend.

Takimi fillon prej orës 13 dhe në të të ftuar janë kryetarët e partive politike parlamentare nga pushteti dhe opozita, të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar mandate të deputetit me lista të pavarura, kumtoi Kabineti i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.

Në takim janë ftuar kryetarët e: LSDM-së – Zoran Zaev, BDI-së – Ali Ahmeti, VMRO-DPMNE-së – Hristian Mickoski, Aleancës për Shqiptarët – Ziadin Sela, Alternativës – Afrim Gashi, Lëvizjes BESA – Bilall Kasami dhe PDSH-së – Menduh Thaçi.

Në takimin e liderëve janë ftuar edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *