Friday , February 26 2021

Mbi 1,5 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 1,5 milionë.

Sipas faqes së internetit Worldometer, që përpilon informacionet më të fundit lidhur me pandeminë, deri tani, betejën kundër koronavirusit e kanë fituar 1 500 181 persona.

Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA-ja (256 336), Spanja (176 439), Gjermania (145 600), Italia (105 186), Irani (86 143), Kina (78 144) dhe Turqia (92 691).

Virusi, që për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi.

Në të gjithë botën, 284 033 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 4 196 193.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *