Sunday , February 28 2021

Izolohet kryeministri në detyrë Kurti, kishte kontakt me të infektuar me Covid 19

Kreu i qeverisë në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur sot se nuk ka dalë në punë e është futur në vetizolim, raporton Gazeta Express.

Kurti ka shkruar në Facebook se njëzyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. 

“Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin. Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE”, ka thënë i njejti.

Kurti ka shkruar se do t’i kryejnë punët nga largësia me përkushtimin e njejtë.

“Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë”, ka shkruar ai./Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *