Tuesday , March 2 2021

Kryetari i Sarandës: Jemi të përgatitur për sezonin turistik – sivjet shërbimi hotelier 20 përqind më i ulët (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka thënë se atje kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik.

“Si gjithë territori i vendit edhe në Sarandë është ndier situata e pandemisë. Kemi pasur fatin e mirë që nuk kemi pasur asnjë të prekur dhe jemi ndër bashkitë e para në ‘brezin e bashkvie të gjelbra’ ku lëvizja ka qenë më e lirshme. Kam kënaqësinë të them se 10-15 jemi më të lirshëm në komunikim dhe këtë ua dedikoj të gjithë qytetarëve që kanë qenë korrekt dhe strikt. Presim që ta kalojmë situatën dhe pse jo të përgatitemi për sezonin që e kemi në prag”, është shprehur Gurma për Klan Kosova.

“Prej gati dy muajsh një pjesë e madhe e bizneseve kanë qenë të mbyllura. Ka pasë lehtësim, kanë filluar të hapen njësitë tregtare, të shërbimit ndërsa për turizmin jemi në përgatitje – por nuk është hapur”.

Gurma për Sytë 7 ka theksuar se ata po përgatiten për sezon normale turistike, ku çmimet e hotelerisë do të jenë 2- përqind më të lira.

“Jemi të përgatitur që të kemi sezon turistik, ndryshe nga herët tjera, me më tepër fluks. Duam të ofrojmë siguri, kushte më të mira dhe të ftojmë këdo, edhe shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut – në momentin që mundësia për të bërë vizitë të jetë e mundshme – i ftojë që të vinë në Sarandë”.

“Përveç ofertave të tjera, ofrojmë shërbimin hotelier 20 përqind më lirë në krahasim me herët tjerat. Nuk kemi datë për hapjen e plazheve. Nuk varet nga ne por nga situata e pandemisë. Shpresojmë që hapja se sezonit turistik do të vijë shumë shpejt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *