Thursday , February 25 2021

E zë traktori poshtë, humb jetën 20-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Lamia të Greqisë.  Traktori me të cilin punonte i riu shqiptar u përmbys, duke i marrë atij jetën.

Mediat greke raportojnë se 20-vjeçari kishte marrë traktorin për të punuar në një ullishte. Ndërkohë, rrugës për të shkuar atje, në rrethana të paqartë, mjeti është përmbysur duke e zënë poshtë.

Një banor njoftoi menjëherë policinë. Ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet zjarrfikëse që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të të riut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *