Pulla postare me hartën e “Kroacisë së Paveliqit”, Maqedonia i kërkon falje Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për AIM konfirmoi i ka kërkuar falje autoriteteve serbe për gabimin e bërë nga “Posta e Maqedonisë së Veriut”, duke thënë se ishte bërë një lëshim i paqëllimshëm i dizajnit dhe se tashmë janë ndërmarrë hapat e duhur.

Janë marrë vendime për tërheqjen nga përdorimi i pullës postare të diskutueshme dhe të anulohej i gjithë qarkullimi, si dhe një vendim për të shkarkuar kreun e Byrosë së Filatelisë dhe një vendim për pushimin e Këshillit për pulla postare.

Falje zyrtare është përcjellë edhe nga “Posta e Maqedonisë së Veriut”, e cila shprehu keqardhje për gabimin e paqëllimshëm dhe lëshimet teknike në publikimin e markës.

Ministria e Punëve të Jashtme hedh poshtë çdo mëdyshje në lidhje me këtë ngjarje fatkeqe, duke shprehur keqardhje për të gjithë palët e përfshira, qytetarët e Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kroacisë./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *