Friday , February 26 2021

Johnson njofton për lehtësim të masave nga e mërkura në Mbretërinë e Bashkuar

Nga e mërkura njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar do të mund të rreziten në parqet e tyre lokale, të ushtrojnë sa të duan dhe të udhëtojnë drejt destinacioneve të tjera, ka njoftuar të dielën kryeministri Boris Johnson, derisa tregoi vizionin e tij për rifillimin gradual të ekonomisë, shkruan CNN.

Në një deklaratë të incizuar të dielën në mbrëmje, Johnson zbuloi hartën e veprimeve në vend pas gjashtë javëve të mbylljes.

Derisa para deklaratës së Johnsonit, banorët të cilët punonin në punë të cilat nuk konsideroheshin esenciale, lejoheshin të dilnin nga shtëpitë njëherë në ditë për të blerë ushqime ose barna, transmeton KOHA.

“Nga kjo e mërkurë i inkurajojmë njerëzit të dalin e të bëjnë sa më shumë ushtrime. Ju mund të uleni në diell në parqet tuaja lokale, mund të udhëtoni në destinacione tjera, ju mund të bëni edhe sport por vetëm me anëtarë të familjes”, ka thënë ai.

Përmes një postimi në Twitter, Johnson i ka udhëzuar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që është e mundur dhe t’i limitojnë kontaktet me njerëzit tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *