Friday , February 26 2021

Dolën të protestojnë kundër masave të koronavirusit, arrestohen 10 persona në Australi

Policia ka arrestuar 10 protestues në Victoria në Australi, pasi kishin dalë të protestojnë kundër masave të Covid-19.

Duke mos respektuar masat e distancimit social, rreth 150 njerëz kishin dalë të protestojnë kundër masave për virusin përpara parlamentit në Melburn. Veprimi u konsiderua si shkelje e rregullave të shtetit të vendosura në kohë pandemie, raportojnë mediat e huaja.

Australia, megjithatë ka nisur një lehtësim të masave, pas rënies të numrit të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus. Por Victoria vecanërisht ka masa më të ashpra, pasi mjekët thanë se janë shtuar rastet e kontakteve.

Protesta të ngjashme kundër masave të koronavirusit kanë ndodhur edhe në Amerikë, Brazil e Gjermani, ku njerëzit po protestojnë që të mund të ketë hapje ndaj pandemisë, me argumentin se po shkatërrohet ekonomia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *