Thursday , February 25 2021

Mickoski: Jemi për mbajtjen e zgjedhjeve këtë verë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot tha se ata janë në favor të mbajtjes së zgjedhjeve këtë verë, por për zgjedhjet që nuk do të rrezikojnë jetën e qytetarëve. Ai përsëriti se prioritet i partisë është para së gjithash shëndeti i qytetarëve, dhe më pas zgjedhjet e ndershme dhe demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai për “Telma”, theksoi se parimi i OBRM-PDUKM-së të cilën do ta paraqes në takimin e liderëve është e para dhe thelbësorja shëndeti i qytetarëve, dhe vetëm atëherë mund të diskutojmë për çdo datë që do të mundësojë zgjedhje të drejta dhe demokratike.

“Për të parë se kur do të mbahen zgjedhjet, duhet t’i dëgjojmë autoritetet shëndetësore dhe më pas gjithashtu edhe kryetarin e KSHZ-së, sa kohë do të nevojitet për t’u përgatitur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Mickoski.

Ai theksoi se sipas normave ligjore, pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, duhen rreth 60 ditë për të organizuar zgjedhjet./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *