Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në lagjen “Dragodan” në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Ismet Krasniqi”.
Lajmin për Kohën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha. Ai ka thënë se me të marrë informacionin policia dhe njësitë e zjarrfikësve kanë reaguar.
Ndërkaq nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar.
“është pranuar një informacion për zjarr në Prishtinë në rr. Ismet Krasniqi. Policia ka reaguar dhe menjëherë janë informua njësitë e zjarrfikësve për fikjen e zjarrit. Pas raportimeve shtesë do të bëhen të ditura informacione të tjera”, ka thënë ai.