Dasma i doli tejet e ithët një familjeje në Prilep dhe dasmorëve të ftuar.
Fatin e keq e pësoi zoti i dasmës, por edhe dasmorët që i kishte ftuar, të cilët po ashtu e pësuan shumë keq.
30 dasmorë në qytetin e Prilepit në Maqedoni do të duhet të paguajnë gjoba prej nga 1 mijë euro, në total 30 mijë euro të gjithë, për shkak se kërcyen valle në rrugë pranë shtëpive të tyre gjatë orës policore.
Prokuroria Publike e Gjevgjelisë kërkoi nga një mijë euro gjobë për të gjithë ata që kërcyen natën e 19 prillit, gjatë kohës kur ishte në fuqi ora policore.
Por dasma po vazhdonte në rrugën “Josif Josifovski” në Prilep dhe se nuk u ndal as ditën e natën, ku jehonte muzika dhe të gjithë ishin më kulmin e kënaqësisë nga ahengu në këtë kohë pandemie të coronavirusit.
Prokuroria tha se ata kanë vepruar në kundërshtim me masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së sëmundjes dhe se duhet të paguhen gjobat nga secili.
Zoti i shtëpisë siç mësohet ka kërkuar që të falen këto gjoba dhe se nuk janë në gjendje për ti paguar.