Friday , February 26 2021

Shkollat, restorantet, kufijtë … çka hapet nesër në Zvicër

Në fund të muajit prill, Zvicra filloi me lehtësimin e masave pas bllokimit total, për shkak të pandemisë Covid-19.

Megjithatë, nga nesër fillon faza e dytë. Nëse vazhdohet në këtë gjendje, shumë gjëra të tjera të do lejohen në Zvicër.

Nga e hëna, 11 maj 2020, në kushte të rrepta mund të rihapen dyqanet, restorantet, tregjet, muzetë, arkivat dhe bibliotekat, transmeton albinfo.ch.

Kopshtet botanike dhe ato zoologjike do të qëndrojnë të mbyllura deri më 8 qershor 2020, ashtu si edhe ngjarjet sportive, por që mund të zhvillohen pa shikues.

Në fazën fillestare do të të lejohen vetëm nga katër persona (përfshirë edhe fëmijët e tyre, nëse janë familje) të ulen në një tryezë ndërsa më gjashtë qershor do të lejohen deri nga 8 veta. Gjithashtu, duhet të sigurohet mbajtja e distancës prej dy metrash në mes të tavolinave.

Mbajtja e masave të qarta dhe higjienike ende duhet të respektohet. Të gjitha kompanitë që merren me gastronomi duhet të kenë një koncept mbrojtjeje.

Së fundi bëri bujë lajmi se klientëve do tu kërkohen të dhënat dhe numri i telefonit, por kjo do të jetë në bazë vullnetare, përcjell tutje albinfo.ch.

Stërvitjet në sportet kolektive gjithashtu mund të fillojnë përsëri nga 11 maji, në grupe të vogla me një maksimum prej pesë personash.

Ka më pak kufizime në sportin e klasit të lartë, do të lejohen, pra seancat stërvitore me më shumë se pesë persona.

Gjithashtu, duke filluar nga 11 maji i vitit 2020, transporti publik do të funksionojë sipas orarit të rregullt.

Shkollat gjithashtu mund të rihapen, por kjo do të vendoset në kantonet përkatëse.

Gjithashtu nga nesër, do të hapen 15 pika tjera kufitare, por me disa kushte.

Zvicra dalëngadalë do t’i rikthehet normalitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *