Gjermani/ Demonstrata kundër kufizimeve të koronavirusit: Bashkohuni

Mijëra demostrues në Gjermani kanë protestuar kundër rregullave e kufizimeve të marra për shkak të Covid-19, megjithëse lehtësimet e para kanë filluar.

“Rezistencë, bashkohuni”, shkruhej në parullat e tyre. Të shtunën, njerëzit protestuan në disa nga qytetet e mëdha të Gjermanisë, kundër masave të rrepta, sipas tyre, për mbrojtjennnga Corona.

Në sheshin Marienplatz në Mynih u mblodhën rreth 3000 vetë, pjesërisht duke injoruar rregullat e ruajtjes së distancës. Demonstrata ishte regjistruar për 80 vetë, njoftoi zëdhënësi i presidiumit të policisë së Mynihut.

Nuk respektohej distanca

Një nga epiqendrat e demonstratave ishte Shtutgarit. Aty u grumbulluan disa mijëra vetë për të protestuar. Po e njëjta pamje u pa edhe në Frankfurt, ky afër 500 vetë demonstruan kundër kufizimeve. Ata kaluan nëpër qytet duke mbajtur parulla „Hiqeni turizën”, „Bashkohuni” dhe „Rezistencë”. Edhe në Frankfurt nuk u respektua distanca 1,5 metra, sipas policisë. Ndërsa në Berlin, para Bundestagut, për shkak të mosrespektimit të rregullave të Coronës, policia ndali afër 30 veta, ku u verifikuan kryesisht dokumentet.

Në mesin e turmës ishin futur edhe përkrahës të teorive konspirative dhe kundërshtarë të vaksinës. Sipas raportimeve të dëshmitarëve, demonstruesit akuzuan politikën dhe mjekësinë për nxitjen e panikut dhe kufizimin e të drejtave themelore të qytetarëve./DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *