Wednesday , February 24 2021

BE zgjat mbylljen e kufijve deri më 15 qershor, por kompanitë ajrore nxjerrin në shtije biletat

Që nga fillimi i marsit, kur pandemia goditi Europën, shtetet u mbyllën totalisht duke marrë masa të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit.

Pas kaq kohësh, ku situata është përmirësuar, vendet kanë filluar duke lehtësuar masat e rrepta, përfshirë këtu dhe Shqipërinë.

Duke filluar nga 18 maji, krahas lehtësimeve të tjera brenda vendit, qeveria shqiptare ka paralajmëruar disa ditë më parë se do të hapen kufijtë tokësorë dhe ajror.

BE zgjat mbylljen e kufijve deri më 15 qershor, por kompanitë ajrore

Por Bashkimi Europian, të premten njoftoi se për shkak të situatës delikate, mbyllja e kufijve do të zgjatet deri më 15 qershor.

Pas vendimit të BE, kryeministri Edi Rama ka folur sërish në lidhje me hapjen e kufijve.

BE zgjat mbylljen e kufijve deri më 15 qershor, por kompanitë ajrore

Mbrëmë morëm autorizimin e posaçëm nga agjencia e sigurisë ajrore e BE-së që në kushtet e mbylljes së shengenit deri në 15 qershor na mundëson rritjen e numrit të fluturimeve të ‘Air Albania’ për korridorin humanitar për të lehtësuar riatdhesimet.

BE zgjat mbylljen e kufijve deri më 15 qershor, por kompanitë ajrore

Nga dita e hënë nuk do të jetë më e nevojshme që të riatdhesuarit të shkojnë në hotele por në shtëpi duke respektuar të gjitha rregullat në bazë të ligjeve.

Qëllimi është që deri në fund të javës që vjen të kemi një relaksim të mëtjeshëm dhe pas 18 majit të lehtësojmë gjerësisht lëvizjen qoftë brenda për brenda qoftë për të kapërcyer kufijtë. Por ka një kusht, numrat duhet të na ndihmojnë”, tha Rama.

Gjithashtu, shumë kompani fluturimi si Al Italia, British Airways, Blue Panorama kanë nxjerrë në shitje biletat, ku nga fillimi i qershorit mund të rezervohen fluturime.

BE zgjat mbylljen e kufijve deri më 15 qershor, por kompanitë ajrore
BE zgjat mbylljen e kufijve deri më 15 qershor, por kompanitë ajrore

Nga mbyllja e kufijve deri më 15 qershor, sipas deklaratës së Komisionit Europian, përjashtohen disa kategori të cilët janë: qytetarët e Bashkimit Europian, të huajt që kanë leje të përhershme qëndrimi në shtetet anëtare, personeli mjekësor, grupi ekspertëve të nevojshëm, dhe të punësuarit në ndërmarrjet e transportit. Gjithashtu edhe punëtorët sezonalë kanë të drejtë të lëvizin./E.B-dritare.net 

BE zgjat mbylljen e kufijve deri më 15 qershor, por kompanitë ajrore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *