COVID-19/ Grupi i dytë me 60 infermierë shqiptarë përfundon me sukses misionin në Itali

Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh sot krenare për misionin e infermierëve shqiptarë në Itali.

“Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet COVID në zonën e Marche në Itali”, tha ajo.

Ky ishte grupi i dytë, pas 30 mjekëve dhe infermierëve që u rikthyen pak ditë më parë pas një muaji në vendin fqinj. Grupi i dytë që u rikthye sot u pritën në aeroportin e Rinasit nga zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. /j.p/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *