Rama: Pas 18 majit, mund të lëvizni jashtë kufijve!

Kryeministri Rama tha sot, se qeveria ka planifikuar që pas datës 18 maj, të ketë një lehtësim masash edhe për ata që duan të kalojnë kufirin. Si çdo plan tjetër, edhe kjo tha Rama, do të varet nga numri i infektimeve dhe ecuria e epidemisë në vijim.

“Mbrëmë morëm autorizimin e posaçëm nga agjencia e sigurisë ajrore e BE-së që në kushtet e mbylljes së shengenit deri në 15 qershor, do të rrisim numrin e fluturimeve të ‘Air Albania’ për korridorin humanitar për të lehtësuar riatdhesimet. Nga dita e hënë nuk do të jetë më e nevojshme që të riatdhesuarit të shkojnë në hotele por në shtëpi duke respektuar të gjitha rregullat në bazë të ligjeve. Qëllimi është që deri në fund të javës që vjen të kemi një relaksim të mëtejshëm dhe pas 18 majit të lehtësojmë gjerësisht lëvizjen qoftë brenda për brenda qoftë për të kapërcyer kufijtë. Por ka një kusht, numrat duhet të na ndihmojnë. Nëse kemi rritje të numrave, hapa mbrapa. Nëse në 18 maj hapim lokalet dhe kjo nuk respektohet distancimi do të ishte vetëvrasje” tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *