Tuesday , March 2 2021

Ambasadori rus në Serbi: Zgjidhja për Kosovën, me një rezolutë të re të OKB-së

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, ka deklaruar se një zgjidhje përfundimtare për Kosovën duhet të përcaktohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke miratuar një rezolutë të re që zëvendëson Rezolutën 1244.

“Vëmendja e vazhdueshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj Kosovës është një nga parakushtet për rregullimin e problemit”, tha Bocan-Kharachenko për gazetën Politika, përcjell Telegrafi.

Ai tha se “për çfarëdo ideje, siç është edhe ajo për ndarjen e Kosovës, mund të vendosin vetëm Beogradi dhe Prishtina”.

“Kriteri kryesor për neve është që zgjidhja të jetë e pranueshme për Serbinë”, ka thënë ai

Serbia ka mbështetjen e Rusisë në organizatat ndërkombëtare për qëndrimin e saj dhe refuzimin për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Dialogu në mes Kosovës e Serbisë, i cili duhet të çojë në një marrëveshje juridikisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, u ndërpre pasi në fund të vitit 2018, Kosova vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Kosova më 1 prill hoqi taksën 100 për qind dhe vendosi masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *