Thursday , February 25 2021

Zgjedhjet, komisioni shëndetësor do të japë rekomandime

Autoritetet e ekzekutivit dhe ato shëndetësore në orët e pasdites pritet të diskutojnë për periudhën më të përshtatshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Komisioni shëndetësor pritet të japë mendimin e tij, sa i takon kushteve të nevojshme për të organizuar zgjedhjeve dhe në të njëjtën kohë të mbahet llogari për shëndetin publik. Diskutimi për zgjedhje në këtë komision vjen pas presionit të disa partive politike, që ato të organizohen sa më shpejt që është e mundur. LSDM-ja vlerëson se mesi i qershorit është periudha më e mirë, meqë vjeshta rrezikon të sjellë një valë të dytë infektimi. VMRO-DPMNE-ja e cila ishte kategorikisht kundër zgjedhjeve në këtë periudhë, tani thotë se një vendim duhet të merret me konsensus në takimin e liderëve.

Komisioni i Venecias konsideron se të paktën 60 ditë janë të nevojshme pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme për t’u organizuar zgjedhje të drejta dhe demokratike, në kushte normale. Por, pyetja për zgjedhjet, në këtë moment, sipas meje, duhet të vendoset edhe nga KSHZ-ja, edhe nga ekspertët e shëndetësisë, edhe nga partitë politike në takim te Presidenti Pendarovski – tha Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkoski, ditë më parë deklaroi se zgjedhjet mund të mbahen vetëm pas kalimit të një periudhe të plotë prej 50-60 ditësh për organizimin e tyre, pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme më 16 maj. Në kundërshtim të tij doli kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili nuk do të nënshkruaj dekret për datë të re të zgjedhjeve. Xhaferi në një intervistë për Televizionin Telma tha se pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, KSHZ-ja “është e obliguar në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit, në këtë rast edhe sipas Dekretit, të veprojë sipas afateve ku kanë mbetur.”
Takimi i liderëve te Presidenti Pendarovski do të mbahet më 12 prill, vetëm 4 ditë para përfundimit të gjendjes së dytë të jashtëzakonshme të krijuar nga pandemia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *