Edhe pse në kohë pandemie, ku vazhdimisht bëhet thirrje për shmangie të tubimeve në grupe dhe mbajtje të distancës fizike, në Strugë sot u zhvillua liturgji fetare. Besimtarë të prirë nga klerikë të kishës ortodokse, marshuan rrugëve të këtij qyteti për ceremoninë fetare.
Përmes një postimi në Facebookun e tij, zëvendëskryeministri i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shkruar se do të ketë përgjegjësi për këtë tubim.

“Në Qytetin ku vdekshmëria nga virusi është 20% e numrit të infektuarve, kjo është papërgjegjshmëri e nivelit më të lartë. Tani më asnje masë nuk ka kuptim. Përgjegjësi do ketë!” ka shkruar shkruan Osmani në Facebook.