Thursday , February 25 2021

Zaev: Në qershor nëse zbutet kriza me coronavirusin, duhet të shkojmë në zgjedhje

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev për emisionin “Rruga Drejt” tha se vendi në dhjetor duhet të shkojë patjetër në zgjedhje pasi përfundon mandati 4 vjeçar i qeverisë.

Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në vend, po diskutohet për shkak se nëse zgjedhjet nuk realizohen gjatë verës, ndërsa në vjeshtë mund të ndodh ajo që paralajmërojnë ekspertët, një valë e re e mundshme e coronavirusit, atëherë realizim të procesit zgjedhor edhe në dhjetor do të ishte i vështirë. Çfarë ndodh atëherë nëse krijohen këto rrethana, pyet ai.

Sipas tij, nëse në qershor zbutet kriza, atëherë duhet të shkojmë në zgjedhje, pasi në vjeshtë, nëse ndodh një valë e dytë, nuk kanë ka më kohë për shtyrje të procesit.

Zaev tha se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritjet janë që të sigurojnë nga 70 deri 100 mijë vota nga shqiptarët.

I pyetur se cilat janë se paku tre projekte të LSDM-së në favor të shqiptarëve, Zaev u përgjigj se qeverisja e LSDM-së solli barazi mes qytetarëve të Maqedonisë, pa bërë dallime. Sipas tij, janë realizuar projekte të shumta infrastrukturore rrugë dhe kanalizime, janë ndërtuar shkolla, çerdhe, në fund nuk lë pa përmendur edhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *