Tuesday , March 2 2021

Dasmat me policë, ja kur do nisin ceremonitë, vallet që do lejohen dhe mënyra e uljes në tryezë

Ceremonitë martesore do të rinisin pas 23 qershorit, por gjithçka do të monitorohet prej një efektivi të policisë dhe një mjek. Në protokollin e posaçëm  janë përcaktuar vallet që do të lejohen si dhe mënyra e uljes në tryezë.

Garancia për rinisjen e ceremonive të martesës është marrë pas diskutimeve me ministrinë e shëndetësisë por dhe institucionet e tjera.  Ky veprim do të ndikojë jo vetëm në respektimin e të drejtës për çiftet, por dhe për rimëkëmbjen e bizneseve.

Pandemia nuk do të pengojë zhvillimin e dasmave, por ato do të jenë në masa të rrepta sigurie.

Të bëhen evente vetëm në ambiente të hapura. Kapacitetet le të jenë të limituara deri në 200 persona. Detyrimisht duhet të ruhen standardet. Ajo që ishte planifikuar si tavolinë me 12 persona, nuk duhet ti kalojë 5-6 persona”, deklaroi Armand Peza.

Rregullat e mirëpërcaktuara për ceremoninë martesore, do të mbikëqyren nga përfaqësues të ministrisë së shëndetësisë dhe të rendit, të cilët do të ndërhyjnë në rast mosrespektimi.

Kemi dy supervisorë, një nga ministria e Shëndetësisë që do të shohë sa mirë ruhen këto masat dhe në momentin që ky përfaqësues i ministrisë së Shëndetësisë ka të drejtën e botës ta përcjellë tek tjetri supervizor i ministrisë së Rendit. Suprvizori i ministri së Rendit ka gjithë fuqinë që ta shpërndajë këtë event në momentin që mendon se po shkelen rregullat” , deklaroi Armand Peza.

Edhe për vallet është gjetur një tjetër zgjidhje.

Si organizator eventesh ne e kemi luksin që ta çojmë atmosferën aty ku duam vetë, pra të shmangim ato pogonishtet dhe të bëjmë kërcime të lehta.”, deklaroi Armand Peza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *