Tuesday , March 2 2021

Tetovë/ Hapen tregjet e mbyllura, qytetarët: Ishte e nevojshme, kemi nevojë se është Ramazan

Dikush me mjete mbrojtëse e dikush pa to. Jo të gjithë respektojnë distancën sociale në tregun e gjelbër në Tetovë, i cili u hap për herë të parë pas gjashtë javësh. Qytetarët  thonë se  ky vendim është i duhur. Mbyllja e tregjeve në ditët e tregut u ka penguar shumë atyre.

Qytetar: “Ne mendojmë se është bërë shumë mirë që është hap tregu, dhe do të duhet të hapen të gjitha shitoret. Të gjithë i respektojnë rekomandimet të gjithë mbajnë maska, doreza, problem nuk ka, ashtu.”

Qytetar: “Këto janë qëllime politike që i mbyllin dyqanet  e tregjet po si do të jetojë ky popull në qoftë se  nuk punojnë tregjet, dyqanet, fabrikat, si do jetojë populli?”

Qytetar: “ Sot është e enjte,  nuk ka shumë njerëz dhe u përmbahen rregullave”

Qytetar: “Është mirë që është hap, kemi nevojë ne për treg, është ramazan, duhet të lëvizin njerëzit , për masat dikush I respekton dikush jo, ajo që është.”

Nga Komuna e Tetovës, gjegjësisht nga Shtabi i krizës thonë se hapja e tregjeve është në kuadër të masave lehtësuese.

Por në qytetin e Tetovës dhe në komunat e tjera si Prilepi dhe  Kumanova akoma është i ndaluar transporti ndërkomunal. Nga Shtabi I krizës thonë se edhe kjo masë do të hiqet gjatë ditëve në vazhdim dhe kjo varet nga numri i të infektuarve të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *