Friday , February 26 2021

Franca konfirmon hapjen nga 11 maji

Kryeministri francez Edouard Philippe konfirmoi sot se heqja e kufizimit do të fillojë të hënën, më 11 maj, në të gjithë territorin metropolitan, por me kufizime të rrepta në rajonet më të rrezikuara, veçanërisht në Paris.

“Franca është e prerë përgjysmë sipas situatave shëndetësore”, tha Philippe gjatë një konference për shtyp.

Ai theksoi se në departamentet “e kuqe”, përfshirë Parisin, rregullat e hapjes do të jenë më kufizuese: shkollat ​​e mesme (11-14 vjeç) do të mbeten të mbyllura në maj dhe rregulla shumë të rrepta do të zbatohen në transportin publik .

Qeveria ka bërë publike për herë të parë një hartë të Francës mbi kapacitetet e departamenteve në testet virologjike, thelbësore për heqjen e kufizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *