Tuesday , March 2 2021

Vdes arkitekti Maks Velo, prej disa ditësh ishte i shtruar në QSUT

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo. Prej disa ditësh Velo ishte i shtruar në QSUT, pasi vuante nga anemia e theksuar. Ai ishte një nga 175 arkitektët më të mirë në botë.  Maks Velo lindi në Paris më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi kaloi edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha.

Pasi mbaroi gjimnazin, ai vazhdoi studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas u specializua për arkitekturë dhe në vitin 1960 mori pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë.

Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai u arrestua dhe dënua me dhjetë vjet burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *