Thursday , February 25 2021

Boki 13: Zaev ka premtuar lehtësim të pozitës së Kamçevit në paraburgim

Ish-kryeministri Zoran Zaev i ka premtuar Ana Kamçevës dhe Zoran Milevskit ‘Kiçeec’ se do të bëjë gjithçka që mundet që ta lehtësojë pozitën e Orce Kamçevit dhe Sasho Mijallkovit që ishin në paraburgim. Këtë gjë sot e pohoi para gjykatës i dyshuari për rastin “Reket” Bojan Jovanovski, i njohur si ‘Boki 13’.

“Ana Kamçeva dhe Zoran Milevski Kiçeec kanë qenë në disa ambasada dhe në kabinetin e kryeministrit të atëhershëm Zoran Zaev. Zaev u ka premtuar se do të bëjë gjithçka që mundet për ta lehtësuar pozitën e Kamçevit i cili në atë kohë ishte në paraburgim për rastin “Perandoria”, tha Boki 13 para trupit gjykues./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *