Wednesday , March 3 2021

Thaçi s’pranon të komentojë deklaratën e Borrellit për shkëmbim territoresh

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ditë më parë u deklarua se nuk është kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Në një përgjigje për KOHËN, Borrelli tha se është i angazhuar në dialog që sipas tij është rruga e vetme për të zgjidhur problemin.

“Le të them se unë jam më shumë eklaktik. Ne duhet ta lehtësojmë dialogun dhe, siç thash, t’i marrim parasysh efektet kolaterale të çfarëdo lloj marrëveshje në pjesë tjera të rajonit, ku problemi i lëvizjes së kufijve ka qenë gjithmonë i ndjeshëm. Unë e kuptoj personalisht pozicionin e Gjermanisë dhe të tjerëve, por roli im, dhe i Përfaqësuesit tim të posaçëm është që ta lehtësojmë dialogun”, tha ai.

Sa i përket deklaratave të Josep Borrell, Thaçi tha se “Kosova është vend i pavarur dhe sovran i njohur prej shumicës së vendeve të BE-së. Dialogu duhet të vazhdojë mes dy vendeve sovrane por këtë realitet nuk mund t’i ndryshojë askush. Unë nuk jam këtu që të komentoj deklarimet e këtij apo atij zyrtari”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *