Udhëheqësi i partisë qeverisëse të Polonisë dhe partneri në koalicionin e saj qeverisës njoftuan se kanë arritur një marrëveshje mbrëmjes e së mërkurën për t’i shtyrë Zgjedhjet Presidenciale.
Zgjedhjet ishin parë të mbaheshin më 10 maj, ditën e diel.
Jaroslaw Kaczynski, kreu i partisë në pushtet Ligji dhe Drejtësia dhe Jaroslaw Gowin, drejtuesi i një partie të vogël në koalicionin konservator, njoftuan në një deklaratë të përbashkët se ata kishin rënë dakord të anulonin votimin e së dielës dhe të caktonin një datë të re.
Ata e quajtën vendimin e tyre zgjidhje që do t’u garantojë polakëve mundësinë për të marrë pjesë në zgjedhje demokratike.
Ky vendim solli disa qartësi për qytetarët e Polonisë të cilët gjendeshin në një situatë kaotike lidhur me atë se a do të votonin apo jo të dielën.
Data e 10 majit ishte caktuar muaj më parë, por pandemia koronavirus dhe bllokada e urdhëruar nga qeveria hodhën poshtë përgatitjet për zgjedhje.