Friday , February 26 2021

Bekteshi: Së shpejti vendoset për hapjen e kafiterive dhe restoranteve

Së shpejti Qeveria do të merr vendim për kohën dhe protokollin e hapjes së kafiterive, restoranteve dhe objekteve të tjera nga sfera e hotelierisë. Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, njoftoi sot se për këtë çështje është formuar një komision dhe bëhen konsulta me odat ekonomike, ndërsa për vendimin final do të pritet edhe mendimi i komisionit për sëmundje infektive.
Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë“Sa i përket hapjes së kafeterive dhe restoraneve, domethënë të gjithë sektorit të hotelierisë në vendin tonë, normalisht se është formuar një grup punues dhe njëkohësisht konsultohen edhe odat ekonomike posaçërisht ata që e përfaqësojnë hotelerinë në vendin tonë. Besoj se për kohë të shkurtë Qeveria, pas rekomandimeve të komisionit për sëmundje infektive dhe ministrisë së shëndetësisë do të vendosë. Në moment kur ne po flasim nuk mund ta dijmë çfarë do të vendos Qeveria pasi duhet që duhet të bëhet një konsultim me odat ekonomike dhe pastaj do të dorëzohet te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”

Mbi 19.000 kompani deri më tani kanë dorëzuar kërkesë për shfrytëzimin e masës për mbështetje financiare të pagave për muajin prill dhe maj në vlerë prej 14.500 denarë në muaj për të punësuar.
Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë
“Gjatë dy muajve të kaluara si rezultat i pasojave negative që shkaktoi koronavirusi KOVID19 mbi epideminë, Qeveria ka sjellë një sërë masash për mbështetje të kompanive më të prekura dhe qytetarëve më të rrezikuar. Se masat janë të fokusuara ti japin rezultatet më të mira mbi ekonominë dëshmon edhe interesi i madh i kompanive dhe qytetarëve në miratimin e tyre. Na gëzon fakti që deri më sot mbi 19.000 kompani kanë dorëzuar kërkesë për masën për mbështetje financiare për pagesën e pagave për prill dhe maj në vlerë prej 14.500 denarë në muaj për çdo të punësuar”

Aplikimi për këtë masë Bekteshi kujtoi se ka filluar më 1 maj, ndërsa kompanitë kanë afat që të aplikojnë deri nesër në mesnatë. Ai i ftoi të gjitha kompanitë që përmbushin kushtet të shfrytëzojnë periudhën e mbetur dhe të aplikojnë për shfrytëzimin e kësaj mbështetje financiare.

Ministri i ekonomisë njoftoi poashtu se gjatë kësaj periudhe është zbatuar edhe thirrja publike për subvencionimin e peletave nga Programi i efikasitetit Energjetik. Këtë vit ai tha se gjithsej 454 qytetarë morën subvencione nga kjo masë, të cilët aplikuan deri në afatin përfundimtar më datë 6 Mars në shumën totale prej 10.7 milion denarëve. Nga numri i përgjithshëm i qytetarëve që morën subvencione për soba me pelet 20 prej tyre janë amvisëri me të ardhura të ulëta, për të cilat sigurohet një subvencion prej 75% të mjeteve, por jo më shumë se 25,000 denarë. Familjet e tjera mbështeten me 50% të kostos së blerjes së sobave me pelet, por jo më shumë se 20,000 denarë.
Arben Zeqiri /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *