BDI/ 2 kushte për mbajtjen e zgjedhjeve: Të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve dhe të ketë vëzhgues të OSBE-së

Bujar Osmani nga BDI në konferencë për shtyp tha se “qëndrimi i BDI-së në lidhje me zgjedhje ësthë se duhet të përmbushen dy kritere për mbajtjen e zgjedhjeve”.

“Zgjedhjet do të mund të mbahen vetëm nëse plotësohen dy kushte, njëri është që Komisioni për Sëmundje Infektive të deklarohet se një proces i tillë nuk do ta rrezikojë shëndetin e qytetarëve dhe e dyta që OSBE-ODIHR të konstatojë se mund t’i ndjekin zgjedhjet”, tha Bujar Osmani, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se kushti i dytë është përmendur edhe pas komunikimit të djeshëm me organet e BE-së, të cilët, siç tha Osmani, konsiderojnë se vendimi për zgjedhje është i yni megjithatë është e rëndësishme të ketë vëzhgues të OSBE-së në procesin zgjedhor.

“Kjo do të thotë se vetëm nëse këto dy kushte përmbushen, nëse komisioni thotë se s’ka rrezik ndaj shëndetit të qytetarëve dhe vëzhguesit të konstatojnë se mund të vinë, ne mbajmë qëndrimin se zgjedhjet mund të mbahen”, tha Osmani./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *