Friday , February 26 2021

Gruaja shtatzënë në Fier infektoi familjen, mes të prekurve edhe një fëmijë 2 vjeç

Tre rastet pozitive me Covid-19 në Fier janë anëtarë të një familje, të cilët banojnë në lagjen “Liri Gero”. Bëhet fjalë për një 70-vjeçare, nusen e saj dhe djalin 2 vjeç të kësaj të fundit.

Mësohet se nusja e shtëpisë, e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë ka shkuar në Tiranë dhe ka vizituar familjen e saj të cilët kanë qenë me Covid-19. Ky takim me familjarët e saj  në Tiranë i ka kushtuar edhe infektimin e familjes në Fier, djalin e saj dy vjeç dhe vjehrrën e moshuar.

Bashkëshorti i saj nuk ndodhet në Shqipëri pasi janë rezidentë në Suedi. Gruaja me djalin mbeti në Shqipëri pas mbylljes së kufijve për shkak të pandemisë. Ndërkohe janë marrë tamponë edhe për pjesën tjetër të banorëve të pallatit. Bashkia ka kryer dezinfektimin e të gjithë zonës. Me rastet e sotme, numri i të infektuarve me Covid-19 në Fier shkon në 40, ku 3 prej tyre fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *