Wednesday , February 24 2021

Gjermania parashikon rihapjen e të gjitha dyqaneve dhe shkollave në maj

Gjermania parashikon një lehtësim të shpejtë të masave kufizuese, pasi ka menaxhuar mirë përhapjen e coronavirusit. Kancelaria gjermane, Angela Merkel, do të flasë për këtë çështje sot në mesditë.

Gjermania do të vendosë sot nëse do të marrë hapa vendimtarë për lehtësimin e kufizimit, duke lejuar rihapjen e të gjitha dyqaneve dhe shkollave duke nisur nga muaji maj, sipas një projektmarrëveshjeje mes qeverisë dhe rajoneve.

Vendi synon gjithashtu të autorizojë rifillimin e kampionatit të futbollit në muajin maj, ndërprerë për shkak të pandemisë së coronavirusit.

“Këto masa janë bërë të mundura sepse pas etapave të para të lehtësimit të masave kufizuese, filluar më 20 prill, numri i rasteve të reja me COVID-19 ka mbetur i ulët dhe asnjë valë e re kontaminimi nuk është regjistruar këto ditë”, nënvizon teksti. /bw/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *