Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot me ftesë të Presidenti të EPP-së, Donald Tusk, do të merr pjesë në takim – videokonferencë, me Liderët e EPP-së, organizuar nga Partitë Popullore Evropiane, në kuadër të Samitit të Zagrebit.
Në Samitin e EPP-së, do të marrin pjesë liderët institucionalë dhe të opozitës të 27 vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, njofton Klan Kosova.
Në këtë takim Kryetari Mustafa, do t’i diskutojë perspektivat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, sfidat me të cilat po përballemi, kërkesën për liberalizim të vizave, por dhe mundësitë për mbështetjen e EPP-së për rajonin.
Në këtë takim virtual do të jetë pjesëmarrës edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si kryetar i Partisë Përparimtare Serbe (SNS).
Në videokonferencë flasin presidenti i EPP-së, Donald Tusk, presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Lajen, nënkryetarët e PE-së, David McAllister, Johanes Han dhe Maria Gabriel. Pjesëmarrës të takimit virtual do të jetë: kancelari austriak Sebastian Kurtz, Kryeministri Grek Kirijakos Micotakis, Kryeministri Kroat Andrej Plenkoviq, kryeministri bullgar Boyko Borisov, presidenti rumun Klaus Johanis, presidenti i Qipros Nikos Anastasiades, kryeministri Slloven Janez Jansa.