Sunday , February 28 2021

Video/ Kleri i kërkon Ramës hapjen e kishave dhe xhamive: Ne nuk mbledhim turma

Përfaqësuesit klerit në Shqipëri i kërkojnë kryeministrit Edi Rama që të rishikojnë masat për të hapur objektet e kultit për besimtarët. Shefi i qeverisë ka zhvilluar një mbledhje online me krerët e komuniteteve fetare për të biseduar për situatën e re të krijuar nga pandemia e Covid-19.

Izmot George Fendo duke vlerësuar masat e marra nga ana e qeverisë u shpreh se mund të ketë një hapje të objekteve të kultit, pasi kurbatura e lejon që të ketë një distancim fizik. “Padyshim se ne do të zbatojmë rregullat duke ndaluar shtrëngimin e duarve mes besimtarëve dhe ruajtuar distancimin fizik”, tha imzot Fendo.

Përfaqësuesi i Kishës Ungjillore shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me faktin se ministria kishte përcaktuar shamngien e grumbullimeve fetare, duke shtuar se “kulti nuk mbledh turma”. Të gjithë përfaqësuesit e klerit, mysliman, të krishterë, katolik dhe bektashinj kërkuan hapjen e objekteve të kultit.

Përfaqësuesi i komunitetit Mysliman kërkoi që të jepet mundësi për kryerjen e riteve fetare. Kryeministri nga ana e tij u shpreh se brenda disa ditëve mund të krijohet një ide se si mund të lejohet hapja graduale që besimtarët të ushtrojnë praktikat e tyre fetare, duke u ulur brenda objekteve të kultit.

Rama kërkoi që t’i paraqesin ekspertëve të ministrisë edhe praktikat e vendeve të tjera për mënyrën se parashikohet ushtrimi i faljeve apo i lutjeve.  Përfaqësuesit e klerit kanë ngritur gjithashtu edhe shqetësimin në lidhje me hapjen e shkollave që i kanë nën administrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *