Një sherr mes dy familjeve në Dibër ka përfunduar me dy të plagosur, 2 të arrestuar dhe 1 në kërkim.
Bëhet me dije se zënka ka nisur mes dy fëmijëve, 29 dhe 20 vjeçar dhe më pas kanë ndërhyrë edhe prindërit e tyre. Shkak për këtë ka qenë një konflikt i mëparshëm për pronat.
Si pasojë e zënkës kanë mbetur të plagosur 29-vjeçari me inicialet I. Gj. dhe një nga prindërit, D. Rr. jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë janë arrestuar M. Gj., 56 vjeç dhe D. Rr., 48 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim policor A. Rr,
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Dhunim i banesës”.