Wednesday , March 3 2021

Britania me më së shumti viktima të koronavirusit në Evropë, tejkalon Italinë

Mbretëria e Bashkuar tani ka numrin më të madh të vdekjeve që lidhen me koronavirusin në Evropë, sipas shifrave të fundit të qeverisë së këtij vendi.

29 mijë e 427 vdekje janë regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar – shifër të cilën Sekretarit i Jashtëm Dominic Raab, e quajti “tragjedi masive”.

Totali i fundit i numrit të viktimave në Itali, vend ky që më parë kishte shifrat më të larta në Evropë, arrin në 29,315.

Por, ekspertët thonë se mund të kalojnë disa muaj përpara se të bëhen krahasime të plota globale.

Shefi i statistikave të BBC Robert Cuffe, tha se Britania arriti këtë shifër të viktimave më shpejtë në epideminë e saj sesa Italia.

Por ai tha se ka vërejtje për të bërë një krahasim të tillë, duke përfshirë popullsinë në Mbretërinë e Bashkuar që është rreth 10% më e madhe se ajo e Italisë. Gjithashtu secili vend ka mënyra të ndryshme të testimit, në këtë rast Italia kryen më shumë teste sesa Mbretëria e Bashkuar deri më tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *