Friday , February 26 2021

Zaev në takimin e liderëve do të kërkojë marrëveshje për zgjedhje, për Mickoskin prioritet përballja me koronavirusin dhe ekonominë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në takimin e ardhshëm të liderëve do të kërkojë mbajtje të zgjedhjeve në afat sa më të shkurtë, nëse atë e lejon gjendja me koronavirusin, ndërsa kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski edhe më tej mbetet në qëndrimin se zgjedhjet tani nuk janë prioritet. Ai pret që në takimin e liderëve të bisedohet, para së gjithash, për gjendjen aktuale, për krizën shëndetësore dhe ekonomike, por nuk e përjashton mundësinë se do të bëhet fjalë edhe për zgjedhjet, si dhe për çështjen e gjuhës maqedonase dhe për Goce Dellçevin, që e imponuan disa politikanë bullgarë.

Mickoski sonte deklaroi se takimi i liderëve tek Pendarovski do të mbahet më 12 maj. Zaev nuk ka informatë të tillë. Ai është i informuar për mbajtje të mundshme të takimit më 10 maj.

“Nëse është trendi i tillë që kurba e koronavirusit të jetë në rënie, do të kërkojmë menjëherë të shkojmë në zgjedhje”, tha Zaev gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Studio e hapur” në TV 24.

Mickoski nuk dëshiroi të komentojë nëse duhet të ketë vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme, sepse, siç tha, nuk i ka pasur të gjitha parametrat. Përsëriti se tani nuk është koha për zgjedhje, por për përballje me pasojat nga koronavirusi edhe në kuptimin shëndetësor, por edhe në atë ekonomik. ab/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *