Wednesday , March 3 2021

Maqedoni, së pari dezinfektim dhe më pas hapje të restoranteve

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov bëri të ditur se restorantet ku shërbehet ushqim duhet të dezinfektojnë pajisjet që bëjnë përgatitjen e ushqimit dhe dezinfektimin e objektit.

“Për arsye se restorantet ishin të mbyllura dhe nuk punuan për një kohë të gjate, do t’i them dy masat kryesore. Do të duhet të bëjnë pastrimin dhe dezinfektimin e pajisjeve dhe hapësirave ku përpunohet ushqimi dhe para hapjes së restoranteve duhet të bëhet një dezinfektim në gjithë objektin”, tha Atanasov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai njoftoi se nga 27 prilli deri më 3 maj, AUV ka bërë 154 kontrolle në disa qytete në markete, tregje të gjelbërta, mishtore dhe ka dhënë 5 dënime edukative për mosrespektim të rregullave për siguri në ushqim dhe 12 vendime për gjednje të keqe higjienike.

Atanasov tha se kushtet e këqija higjienike janë rregulat më të shpeshta që shkele./Telegrfi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *