Thursday , February 25 2021

Në Samitin e Zagrebit Kosova përfaqësohet nga Thaçi

Nesër do të mbahet Samiti i Zagrebit për Ballkanin Perëndimor ku do të merr pjesë edhe presidenti, Hashim Thaçi. Nga Bashkimi Evropian është publikuar edhe agjenda zyrtare dhe emrat e pjesëmarrësve. Në takimin që do të zhvillohet përmes një video-konference do të diskutohet për përballjen me pandeminë COVID-19 dhe për perspektivën evropian të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor. Samiti do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i cili së bashku me Presidentin e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian. Gjithashtu, pjesë e këtij samiti do të jetë edhe Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së i Unionit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell. Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, Bosnja e Hercegovina nga Sefik Dzaferovic, Kosova nga presidenti Hashim Thaçi, Mali i Zi nga Milo Gjukanoviq, Maqedonia e Veriut nga Oliver Spasovski dhe Serbia nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *