Wednesday , March 3 2021

Lehtësimi i masave kthen kolonat e automjeteve dhe lëvizjet e qytetarëve

Dita e parë me masat e reja dhe prishtinasit nuk kanë qëndruar në shtëpitë e tyre.

Kjo ka bërë që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes një reagimi, të kërkojë më shumë kujdes nga qytetarët.

“Ju lutemi të keni kujdes, sepse akoma ekziston rreziku i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim”, thuhet në reagim.

Por qytetarët, duke i mirëpritur masat, kanë arsyetuar daljen edhe me fillimin e punës, raporton KOHA.

Ibrahim Tersholli, kryeinspektor sanitar, ka thënë se përkundër që kanë vetëm 55 inspektorë, do të vazhdojnë punën e tyre.

Rënia e numrit të të infektuarve javën e fundit ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të fillojë me lehtësimin e masave, ku edhe gjatë së hënës janë hapur disa biznese.

Disa prej tyre, në hyrje kanë vendosur mbishkrime me masat që duhet t’u përmbahen konsumatorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *